Albin Kurti flet për idenë e bashkimit kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka folur për idenë e bashkimit kombëtar me Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kosova ka të drejtë t’i bashkohet Shqipërisë”, ka deklaruar Kurti.
 
“Sot jemi të paaftë për t’u bashkuar”, ka vlerësuar kryetari i VV’së.

“Kjo s’varet vetëm prej nesh, varet edhe prej Shqipërisë”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se si parti e konsiderojnë “primare mbijetesën e shtetit të Kosovës”.

SHPËRNDAJE