Albin Kurti: Urdhëroni z.Veseli, matuni

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti pas dështimit të PAN-it që ta zgjedh kandidatin e tyre për kryetar Kuvendi.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se koalicioni PAN është humbës i zgjedhjeve dhe kundër institucioneve e demokracisë, raporton “Zeri.info”.

“Ne jemi deputetët kemi ngelur pa Kuvend. Po bëhen gati dy muaj e gjysmë që s’kemi Kuvend e lere me Qeveri. Ata thonë se i kanë numrat dhe nuk guxojnë të nxjerrin para votës kandidatin e tyre. Urdhëroni z.Veseli matuni se a i keni votat. Me 11 qershor nuk u matet për kryeministër tani s’po mateni si kandidat për kryetar Kuvendi”, ka thënë Kurti.

SHPËRNDAJE