Albright: Clinton më pyeti a po e bëjmë gjënë e duhur, kështu iu përgjigja

Ish-sekretarja e SHBA-së, Meddelyne Albright, ka mbajtur një fjalim madhështor para të pranishmëve në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ajo fillimisht e ka falenderuar ish-presidentin Bill Clinton, duke thënë se ndërhyrja në Kosovë, nuk do të mund të ndodhte pa lidershipin e tij, shkruan Gazeta Blic.

Albright zbuloi një bisedë mes saj dhe presidentit Clinton, gjatë kohës kur u morr vendimi për çlirimin e Kosovës.

Ajo tha se e kishte pyetur Clinton se a po e bëjnë gjënë e duhur, duke thënë se i është përgjigjur me: po, ne jemi duke e bërë gjënë e duhur”.

“Presidenti Clinton më pyeti se a po e bëjmë gjënë e duhur dhe unë ju përgjigja: po zotëri president, ne jemi duke e bërë gjënë e duhur”, tha ndër të tjera ish-sekretarja Albright.

SHPËRNDAJE