Albright me fjalim madhështore: Dëbimit të njerëzve nga shteti i tyre, ne i thamë JO

Ish-sekretarja e SHBA-së, Meddelyne Albright, ka mbajtur një fjalim madhështor para të pranishmëve në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ajo fillimisht e ka falenderuar ish-presidentin Bill Clinton, duke thënë se ndërhyrja në Kosovë, nuk do të mund të ndodhte pa lidershipin e tij, shkruan Gazeta Blic.

Albright ka thënë se ata vendosen që mos të lejonin që njerëzit të dëboheshin nga shteti i tyre, prandaj edhe ndodhi bombardimi i Serbisë dhe ndalja e luftës në Kosovë.

“Dëbimit të njerëzve nga shteti i tyre, ne i thamë JO. Kjo nuk do të mund të bëhej pa lidershipin e presidentit Clinton. Andaj e falenderoj edhe këtu që kam pasur fatin të shëbej në udhëheqjen e tij”, ka thënë Albright.

SHPËRNDAJE