Albulena Haxhiu në krye të detyrës, paralajmëron nisjen e procesit të vetingun në drejtësi

Për ta shpëtuar nga ngufatja sistemin e drejtësisë në vend ministrja e re e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar nisjen e procesit të vetingun në drejtësi.

Ky proces, i cili do ta ketë fokus pastrimin e figurave të Policisë së Kosovës, të gjykatave, të Prokurorisë, si dhe të AKI-së,sipas njohësve të drejtësisë do të zgjasë 18 deri në 24 muaj.

Për më shumë se një dekadë në Kosovë ka munguar vullneti politik për ta nisur implementimin e një procesi të ri të vetingut në sistemin e drejtësisë, mirëpo ky proces, i cili synon përjashtimin e zyrtarëve publikë që nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës duke kontrolluar figurën e tyre, është njëra nga premtimet kryesore të qeverisë “Kurti”.

Madje ndërmarrjen e një procesi të tillë për Policinë e Kosovës, për gjykatat vendore, për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, për Doganat dhe Njësinë e Inteligjencës Financiare, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, synon ta kryejë brenda 24 muajve, shkruan tutje “Zëri”.

Me të marrë mandatin Haxhiu është shprehur e gatshme të nisë këtë proces në bashkëpunim me organizatat e drejtësisë në vend. “Sistemi i drejtësisë nis të çlirohet në momentin kur ne e adresojmë vetingun.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE