Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë shpërndanë deklaratën e Grenellit për vendimin e Kushtetueses: “Mezi po pres të punoj me Qeverinë e re”

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses, me anë të të cilit i jepej të drejtë dekretit të presidentit Thaçi lidhur me mandatimit e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të vendit, reagoi Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila kërkoi nga të gjitha institucionet dhe partitë politike në Kosovë që të pranojnë këtë vendim.

Në reagim u kërkua që të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pas Ambasadës Amberikane me një reagim doli edhe Richard Grenell, Emisar Special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi.

Grenell po ashtu theksoi se vendimi që e i jep të drejtë Presidentit, duhet të respektohet.

Kjo deklaratë është shpërndarë edhe sot nga Ambasada Amerikane në Kosovë në faqen zyrtare në Facebook. Mes tjerash në këtë deklaratë, Grenell thekson se mezi pret të punojë me qeverinë e re.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe vende punë në rajon”, ka deklaruar Grenell përmes një komunikate dërguar mediave nga Zyra e tij.

Kujtojmë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka akuzuar publikisht në mediat e huaja, Richard Grenellin për rrëzimin e Qeverisë së tij.

SHPËRNDAJE