Ambasadori amerikan i shkon në zyrë Haradinajt, ja për çfarë biseduan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se në këtë takim bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë.

“Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasyshë dallimin eventual në opinione”, ka shkuar Haradinaj.

Ndryshe, SHBA-të kohëve të fundit kanë shpeshtuar deklaratat e tyre lidhur me pezullimin e taksës 100%. Madje, para pak ditësh ambasadori Kosnett është takuar edhe me liderë tjerë të vendit ku krye temë ishte taksa 100%./Gazeta Blic

SHPËRNDAJE