Ambasadori amerikan me mesazh të qartë: Ja kur do të ketë sukses Kosova

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett ka deklaruar se Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin këtë shtet.

Kosnett përmes një reagimi në Twitter ka thënë se gratë kosovare janë shumë profesionale në punën e tyre, ato madje po japin kontributet e tyre në udhëheqjen e shtetit të Kosovës.

“Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin!.Muajin e kaluar kam ndarë tregimet e shumë grave që janë udhëheqëse në Kosovë. Unë ju ftoj të ndani udhëheqësit që ju frymëzojnë – përdorni #WomenLeadKS, kështu që ne mund të festojmë kontributet e grave në #Kosovë!”, shkruan Kosnett.

Pak ditë më parë Kosnett ka thënë se janë vet kosovarët ata që duhet të ndryshojnë çështjen e përfshirjes së grave në proceset politike dhe shoqërore.

Megjithatë, sipas tij, përkundër sfidave institucionale dhe kulturore, gratë në Kosovë po bëjnë gjëra të mëdha.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE