Ambasadori amerikan, Scott, godet Serbinë në lidhje me Kosovën

Kyle Scott ka kritikuar gjendjen politike në Serbi dhe ngecjen në procesin e bisedimeve me Kosovën.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott ka kritikuar gjendjen politike në Serbi duke përmendur edhe bisedimet e ngecura me Kosovën si një nga problemet kryesore.

Ai ka thënë se Serbia ka shënuar përparim në planin ekonomik në tri vitet e fundit, por ka ndodhur një pasivitet në procesin e paqes me Kosovën dhe sipas tij situata politike nuk është ideale.

“Ka ardhur deri te stabilizimi i ekonomisë, rrogat kanë filluar të rriten, papunësia ka shënuar rënie. Pasqyra ekonomike duket shumë e mirë. Kompanitë amerikane shohin mundësi të mira në Serbi”, deklaroi Scott për “Blic”

“Bisedimet me Kosovën praktikisht janë të ngrira që një vit. Gjendja politike nuk është ideale. Kur keni njerëz që në rrugë protestojnë për pamundësi të pjesëmarrjes në media dhe shihni rejtingun e Serbisë në qarqet ndërkombëtare, në bazë në listës së Trasparency International, këto nuk janë trende të mira, e sigurisht se duhet të punohet rreth tyre”, shtoi ai.

Scott ka theksuar se synimi i Serbisë është anëtarësimi në BE por që si proces e sheh mjaft të vështirë edhe për shkak të politikës së jasahtme serbe. /Lajmi.net

SHPËRNDAJE