Ambasadori Greiçevci dënon sulmin ndaj xhematit në një xhami në Londër

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci, ka dënuar sulmin ndaj xhematit në një xhami të Londrës.

Pas këtij sulmi ku një furgon ka goditur disa persona në “Finsbury Park”, ka vdekur një burrë dhe disa të tjerë kanë pësuar lëndime.

“E dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm ndaj xhematit të xhamisë në Finsbury Park. Shprehim keqardhje për të gjithë ata që janë prekur nga ky sulm si dhe familjet e tyre”, ka shkruar Greiçevci në Facebook.


SHPËRNDAJE