Ambasadori Italian në Kosovë ka disa fjalë për ata që s’e besojnë koronavirusin

Ambasadori Italian, Nicola Orlando, ka shkruar rreth gjendjes së rëndë epidemiologjike në Kosovë.

Ai ka thënë se Italia në fazën me të keqe është detyruar të thërras ushtrinë për të përballuar numrin e madhe të viktimave.

“Në fazën më të keqe në Itali, ushtria u thirr për të përballuar numrin e madhe të viktimave dhe për t’i varrosur ata”, ka shkruar Orlando.

Oralando thotë se pavarësisht se virusi në Kosovë po përhapet në mënyrë shumë të shpejtë, 1/3 e qytetarëve e mohojnë dhe minimizojnë rrezikun e virusit.

Ai tutje thotë se një gjë e tillë mund të evitohet.

“Mbani maskën, distancën, lani duart”, ka përfunduar ai.

SHPËRNDAJE