Ambasadori Kosnett jep superlajmin për qytetarët e Kosovës

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës ka pranuar 1.1 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përballjen me pandeminë e koronavirusit.

Kosnett këtë e ka thënë në një video të shpërndarë në rrjetin social Twitter, ku ndër të tjera shtoi se bashkë mundet edhe virusi Covid-19.

“Qeveria e Kosovës ka pranuar 1,1 milion dollarë nga SHBA për të siguruar mbështetje operacionale dhe për të rritur aftësinë e reagimit të Kosovës për të ndaluar transmetimin e mëtejshëm dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19. Së bashku ne mundim”, ka thënë ai.

Ndryshe, në Kosovë deri tani ka 106 persona të prekur nga koronavirusi, ku një është shëruar plotësisht dhe një tjetër ka ndërruar jetë.

Në përballje me situatën, Qeveria në detyrë ka marrë disa masa, ku ndër to përfshihet edhe ‘ora policore’, ku qytetarëve u lejohet lëvizja vetëm nga ora 06:00-17:00.

  • ETIKETIMET
  • 2
SHPËRNDAJE