“Amelika, Amelika” – Valdete Bajrami i ka gjashtë pyetje për Albin Kurtin

Anëtarja e Kryesisë në Nisma Socialdemokrate, Valdete Bajrami, ia ka kujtuar Albin Kurtit, kohën kur ai thoshte “Amelika, Amelika”.

Përmes një shkrimi në facebook, Bajrami ia ka shtruar gjashtë pyetje, kryeministrit Albin Kurti.

“Sot a keni devijuar z.Kurti? – A keni tradhëtuar? – A jeni shitur? – A jeni korruptuar” – A jeni nënshtruar? – A jeni dorëzuar”, janë pyetjet e Bajramit drejtuar Kurtit, pasi ky i fundit mori vendim për heqjen e pjesshme të taksës ndaj mallrave serbe dhe mosvendosjes së reciprocitetit, ashtu sic zotohej vazhdimisht.

Sot a keni devijuar z.Kurti?
A keni tradhëtuar?
A jeni shitur ?
A jeni korruptuar?
A jeni nënshtruar dhe
A jeni dorëzuar?

SHPËRNDAJE