Amerika është një aleat i vërtetë: E ndihmon Kosovën edhe në këtë fushë

Ndihmëssekretarja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kirsten Madison,  e cila është në vizitë në Kosovë i dhuroi Agjencisë së Kosovës për Forenzikë donacion të softuerit, të njohur si AFIS për identifikim të shenjave të gishtërinjve.

Madison pas takimit në Prishtinë me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa. tha se ky softuer do të përdoret për të përpunuar të informatat nga skenat e krimit si dhe për të koordinuar shkëmbimin e informacionit me organet ndërkombëtare

“AFIS do të përdoret për të përpunuar informatat nga skenat e krimit, për të ndihmuar qendrat e ndalimit dhe kalimet kufitare dhe për të koordinuar shkëmbimin e informacionit me organet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, si INTERPOL-i”, tha Madison

Madison theksoi se asistenca për AKF-në është vetëm një pjesë e vogël për sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë, ku janë përfshirë fonde për Policinë e Kosovës, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Inspektoratin Policor të Kosovës, Këshillin Prokurorial dhe Ministritë e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.

“Kosova ka arritur përparim të rëndësishëm në forcimin e institucioneve të veta të sundimit të ligjit, legjislacionit dhe të efikasitetit gjyqësor. Por, besimi i publikut mbetet i ulët. Dështimi në adresimin e korrupsionit do t’i minojë përfundimisht edhe ligjet e shkruara më së miri dhe institucionet më të reformuara, ngase qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë. Ne duam t’ju ndihmojmë të bëni përparim dhe ne kemi nevojë për partnerë dhe udhëheqje serioze në qeveri, gjyqësor, kuvend, polici dhe në mesin e popullatës, për të qenë të suksesshëm”, ka thënë Madison./gazetametro.net

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE