Analisti Armend Muja tregon pse SHBA po kërkon sa më shpejtë marrëveshje Kosovë-Serbi

Analisti politik, Armend Muja, ka thënë se SHBA është e vendosur për një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi për shkak të nevojës për të demonstruar rikthimin e SHBA’së nga Donald Trump, ndjenja që BE është e pafuqishme dhe nevoja për të shtyer influencën kineze, ruse dhe turke nga rajoni.

Kështu thotë ai në një shkrim të publikuar në rrjetin social Facebook, ku shton se SHBA’të po e kërkojnë një marrëveshje sa më parë.

“Janë disa zhvillime që motivojnë strategjinë e Administratës Trump: (1) nevoja për të demonstruar rikthimin e madhnisë Amerikane nga Trump, (2) ndjenja që BE është e pafuqishme dhe (3) nevoja për të shtyer influencën kineze, ruse dhe turke nga rajoni”, ka shkruar ai.

Muja ndër të tjera thekson se dialogu i udhëhequr nga BE mund të konsiderohet i vdekur.

“Si përfundim, SHBA është e vendosur për një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi. Dialogu i udhëhequr nga BE mund të konsiderohet i vdekur. Pozicioni i Kosovës mund të vështirësohet nga protagonizmi i liderve politik te saj.

Pra, në rast se nuk shtohet presioni publik për institucionalizim të dialogut, mund të përfundojmë me tensione të brendshme politike, jo për interes të Kosovës por nga obsesioni i personalizimit të dialogut dhe ruajtjes se relevances politike”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE