Analisti nga Amerika alarmon Kosovën: Kujdes, caktimi i Ambasadorit Grenell është sinjal

Analisti nga Amerika Uk Lushi ka thënë se caktimi i Ambasadorit Richard Grenell, për të arritur një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit është një sinjal që të punohet me Amerikën më shumë.

Lushi ka thënë se letrat e Presidentit Trump drejtuar Prishtinës dhe Beogradit duhej të ishin alarmi i zgjimit që jemi në momentum të madh historik dhe gjeopolitik.

“Caktimi i Ambasadorit Grenell është sinjali që shqiptarët duhet të bëhemi bashkë dhe të punojmë me Amerikën por edhe të angazhohemi që interesi ynë të mos komprimisohet”, ka shkruar Uk Lushi në Facebook.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Letrat e Presidentit Trump drejtuar Prishtinës dhe Beogradit duhej të ishin alarmi i zgjimit që jemi në momentum të madh historik dhe gjeopolitik. Caktimi i Ambasadorit Grenell është sinjali që shqiptarët duhet të bëhemi bashkë dhe të punojmë me Amerikën por edhe të angazhohemi që interesi ynë të mos komprimisohet. Disa politikanë na kanë humbur kohë të vlefshme, mirëpo nëse dimë dhe bashkohemi do të finalizojmë fitoren tonë çlirimtare prej Serbisë përgjithmonë. Udhëheqësit, politikanët dhe patriotët shqiptarë në Ballkan dhe kudo në botë kemi nevojë të veprojmë si një. Pozitë dhe opozitë dhe në secilin segment shqiptar.

Kujtojmë që i Dërguari i Posaçëm, Richard Grenell, ka mandatin e plotë nga Presidenti Amerikan, Donald Trump, për arritur një marrëveshje urgjentisht për Kosovën, brenda muajsh.

Richard Grenell, i cili është po ashtu edhe Ambasador i SHBA’ve në Berlin, foli me Thaçin në Prishtinë të mërkurën, po ashtu edhe me zyrtarë të tjerë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të fundjavës.

Sipas zyrtarit, Grenell ka thënë se mosmarrëveshja me dy fqinjëve është rast urgjent që duhet gjetur zgjidhje brenda muajsh. Të dy palët i ndalën bisedimet vitin e kaluar që ishin provë për të nisur bashkëpunimin pas luftës së 1998-1999 dhe shpalljes së mëtejme të pavarësisë së Kosovës.

Grenell po ashtu takoi edhe fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin dhe kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, që pritet ta zëvendësoj Kurtin. Ambasadori nuk ka dhënë detaje se si mund të dukej marrëveshja potenciale që mund të arrihet tha zyrtari. Ideja shkëmbimit të territoreve qarkullon ka kohë tani, por ka hasur në kundërshti të madhe nga nacionalistët e dy palëve dhe BE’së.

Grenell do të udhëtojë për në Serbi të enjten, ku do të takojë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

Vizita e Emisarit Amerikan mund të shënoj një ndryshim të kursi, me një BE që me vite ka ndërmjetësuar bisedimet mes armiqve të vjetër./gazetametro.net

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE