Analisti politik, Muhaxhiri: Ramush Haradinaj kandidat i ashpër, ofendon dhe përdorë gjuhë të vrazhdë

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se Ramush Haradinaj është kandidati për Kryeministër më i ashpër, i cili ka akuza dhe ofendime që nuk i përdorin kundërkandidatët e tij, shkruan Gazeta Metro.

Këto deklarata ai i bëri duke folur në Analizën Zgjedhore, ku ndër të tjera tha se Haradinaj po tregohet i vrazhdë.

“Haradinaj është më i ashpëri, ka akuza më të ashpra dhe gjuhë më të vrazhdë, ka ofendime dhe fjalë të cilat nuk po i përdorin kundërkandidatët tjerë”, ka thënë ai.

Tutje, Muhaxhiri ka thënë se deri tani, nuk janë bërë premtime të mëdha si në zgjedhjet e kaluara.

“Deri në këtë kohë nuk ka premtime me 200 mijë vende pune dhe premtime me 500 milionë euro investime në bujqësi sikur herën e kaluar dhe në fund Ministrinë e Bujqësisë e mori Lista Serbe”, theksoi ai.

SHPËRNDAJE