Analisti Syla paralajmëron, thotë se amerikanët e kanë marrëveshjen gati

Analisti Valon Syla ka thënë se ardhja e Grenell një sinjal i fuqishëm që dërgohet nga Shtëpia e Bardhë, dhe se e kanë finalen e dialogut gati.

Syla më tej shtoi se amerikanët kanë një final të dialogut kanë diçka të gatshme që ndoshta liderët nuk kanë qenë afër procesit mund mos ta kenë.

“Janë dy faktorë që duhet të analizohen si mesazhet diplomatike, faktori kohor apo shpejtësia për arritjen e hapjes së bisedimeve me Serbinë dhe shpejtësia për gjetjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi”.

Syla deklaroi se lajmi i mirë është që e mban atë vijën tradicionale të amerikanëve që para se ta vizitojnë Beogradin gjithmonë e kanë përparësi Prishtinën zyrtare.

“Mendoj që takimi ka pasë qëllim kryesisht t’i shpalos agjendat kohore t’iu tregoj liderëve të cilët ata i kanë zgjedhur për bashkëpunim tua shpalos afatet kohore kur ata duhet të jenë gati me qeveri dhe si trup vendimmarrës i Kosovës të jenë kompatibil me agjendën që e kanë paraparë”, ka thënë Syla.

Ttuje Syla në Klan Kosova është shpehur se me emërimi i tij është theksuar është pozicioni i tij më rigjil apo më i ashpër ndaj BE’së që amerikanët në procesin me Kosovën kanë dëshirë ta theksojnë dhe ritheksojnë me emërimin e Grenell dhe vizitën e ti./gazetametro.net

SHPËRNDAJE