Analiza interesante e Astrit Gashit: Limaj mund t’i marrë kaq vota

Analisti politik Astrit Gashi në Debat Plus ka komentuar kandidaturën e Fatmir Limajt për kryeministër.

Gashi tha se koalicioni i tyre Nisma-AKR janë duke zhvilluar një fushatë krejtësisht të ndarë dhe se kjo mund të i dërgoj në fund të dy partitë duke luftuar se kush nga ta ka më shumë deputetë.

Ai theksoi se vetë Limaj minimumi i votave që mund të i marrë është 35 mijë.

“Nisma dhe AKR janë duke zhvilluar fushatë krejtësisht të veçantë. Kam frikën që të dy partitë që nga kjo mospërputhje e tyne më shumë do ta kenë gajle se nga sa deputetët do ti kenë për vete. Fatmir Limaj 35 mijë vota i merr vetë minimumi”, tha Gashi në Debat Plus.

Astrit Gashi ka thënë se nuk beson Fatmir Limaj ka ambicie për të qenë kryeministër dhe sipas tij ai vet ka thënë se nuk dëshiron të bëhet i pari i qeverisë me 7-8 deputetë.

“Ideja pse kandidon për kryeministër, ashtu siç kanë bërë të tjerët në të kaluarën është potez elektoral për të mobilizuar militantët”, tha Gashi.

Gashi ka thënë se Limaj prej disa vitesh ka mbajtur një pozicion të mesëm në politikë dhe një pozicion pajtues sipas analistit ai e ka pasur edhe në qeverinë e drejtuar nga Haradinaj.

Ai thotë se Limaj ka pasur një rol ndërmjetësues edhe për të qetësuar “gjakrat” mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt në një takim të mbajtur në Pejë.

SHPËRNDAJE