Anëtarësia e PDK-së në Mitrovicë fton Kadri Veselin t’u japë hapësirë kuadrove të reja dhe të largojë profiterët

Partia Demokratike e Kosovës ka disa muaj që ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor duke filluar nga nëndegët, degët e që do të përfundojë me zgjedhjen e organave qendrore dhe kryetarit të partisë.

Por ky proces nuk po i shkon më së miri kësaj partie të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka shpallur kandidaturën edhe për një mandate tjetër.

Gjatë kësaj kohe janë shprehur pakënaqësi të shumta nga anëtarë dhe përkrahës të PDK-së gjithandej Kosovës, por bie në sy sidomos vendlindja e kryetarit të PDK-së, ku anëtarësia e kësaj partie në Mitrovicë po kërkon që t’u lëshohet rrugë kuadrove të reja, shkruan gazeta online veriu.info.

Anëtari i kësaj partie në qytetin e Mitrovicës, Shefqet Begu, ka kërkuar nga kryetari Kadri Veseli që t’i japë hapësire kuadrove të reja që të marrin udhëheqjen e partisë dhe të largohen profiterët që sipas tij vetëm përfituan nga PDK-ja.

Madje ai e ka ftuar kryetarin e PDK-së që të marrë shembull qytetin e Shtimes ku struktura e vjetër i lëshoj vendin kuadrove të reja.

Kujtojmë që Mitrovica është degë ku PDK ende nuk ka zgjedhur asnjë kryetar nëndege ende./Veriu.info/

Ky është postimi i plotë i Shefqet Begut në facebook:

SHPËRNDAJE