Anëtari i PDK-së godet Haradinajn: Pa zgjedhjen e Veselit kryeminisër Kosova nuk ecë përpara!

Antëtari i PDK-së, Arton Muhaxhiri është shprehur i pakënaqur me zhvillimet brenda Kuvendit të Kosovës, ku për të dytën herë radhazi brenda 24 orëve dështoi në ratifikimin e marrëveshjes për demarakacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

E për këtë gjendje të krijuar me çështjen e demarkacionit, Muhaxhiri ka bërë përgjegjës kryemininistrin Ramush Haradinaj, i cili siç vlerësoi ai u tregua i pafatë për t’i dhënë epilog kësaj çështje.

Ai ka thënë se vendit po i mungon një kryeministër nga PDK-ja, duke aluduar tek i pari i kësaj partie Kadri Veseli, për t’i shtyer përpara proceset e rëndësishme të vendit.

|Krejt çka po i mungon Kosovës për procese dinamike të vështira dhe serioze është kryeministri nga radhet e PDK’së”, tha ai.

Ndryshe para zgjedhjeve të 11 qershorit PDK-ja kishte për kandidat për kryeministër Kadri Veselin, por më pas ai u tërhoq nga gara për t’i lëshuar vendin Haradinajt, pas marrëveshjes së arritur për koalicion parazgjedhor. Nga PDK këtë veprim e kishin cilësuar si sakrificë të Veselit, për vendin. /Gazeta Lajmi/

SHPËRNDAJE