Anëtari i VV-së “zbulon” skenarin e Thaçit lidhur me Turqinë

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të VV’së, Enis Sulstarova, ka thënë se të gjitha veprimet që po i bën Presidenti i Kosovës, edh me arrestimin e gylenistëve, kanë për qëllim sigurimin e një vend azili për të në Turqi.

Në këtë mënyrë, ky zyrtar i VV’së ka thënë se Thaçi po bën gati të largohet si azilant në Turqi nëse Gjykata Speciale i hap dosjet dhe nis gjykimin ndaj.

“Sipas nje skenari, Thaci po pergatit azilin e vet. Ne qofte se humbet pushtetin apo i hapen dosje nga Gjykata Speciale, ai kerkon te kete dike qe ta strehoje. Prandaj i ben nder personal Erdoanit. Mirepo nuk dihet nese marreveshja mbulon edhe Veselin. Keshtu, sipas nje skenari tjeter, deportimi i Gjuricit dhe ai i turqve mund te jene shuplaka qe Thaci dhe Veseli i japin njeri-tjetrit permes linjave te ekzekutivit qe komandon secili. Per Kosoven nuk can koke asnjeri prej tyre. Sa me shpejt Kosova duhet te shpetoje prej tyre”, ka shkruar Susltarova.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ndryshe, në Kosovë, pas dëbimit të gylenistëve kanë ndodhur dy shkarkime, Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj dhe ende nuk është zyrtarizuar shkakrimi i Shefit të AKI’së, Driton Gashi, pasi Presidenti ende nuk ka pranuar largimin e tij.

AKR ka kundërshtuar kërkesën e Kryeministrit derisa kanë kërkuar sqarime shtesë. Ndërsa, për shkarkimin e Shefit të AKI’së duhet edhe pajtimi i Presidentit Hashim Thaçi, i cili ende nuk ka treguar se cili është pozicioni i tij për këto largime.

Gjashtë shtetasit turq u dëbuan nga Kosova me një vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kishte revokuar lejet e qëndrimit në Kosovë. Revokimi kishte ndodhur pasi AKI në bashkëpunim me inteligjencën turke kishin konstatuar se të njëjtit persona përbëjnë rrezik kombëtar për Shtetin.

Behgjet Pacolli kishte thënë se operacioni ishte udhëhequr nga Shefi i AKI’së derisa informacione s’kishin pasur as Haradinaj, Veseli e Thaçi. Megjithëkëtë, shumëkush ka drejtuar gishtin se operacionin e ka udhëhequr edhe Presidenti.

Sidoqoftë, operacioni për arrestimin dhe dërgimin e turqve në Turqi ishin zhvilluar gjatë ditës së enjte. Ishin deportuar për në shtetin turk me një procedurë të përshpejtuar..

SHPËRNDAJE