Angela Merkel lë të kuptohet se në të ardhmen mund të zë një pozitë në Bashkimin Evropian

Kancelarja gjermane, angela Merkel ka hapur spekulime që ajo mund të marrë një punë në lidershipin e BE’së pasi që të largohet nga pozita e lideres së Gjermanisë.

Merkel vitin e kaluar hoqi dorë nga lidershipi i partisë së saj të qendrës së djathtë dhe tha që nuk do kërkojë një madnat të pestë si kancelare. Ajo tha që nuk do kërkojë një punë tjetër politike pasi që të largohet nga zyra.

Sidoçoftë, spekulimet periodike për mundësinë që Merkel të marrë një punë në Bashkimin Evropian erdhën pas një interviste të saj ku ajo tha që është e shqetësuar për Evropën dhe ka një ndjenjë të përgjegjësisë që të punojë me të tjerët në të ardhmen.

Merkel iu tha reporterëve të enjten se deklarata e saj për lënien politikës sidoçoftë ende qëndron./express/

SHPËRNDAJE