Angela Merkel me çantë pesëfish më të lirë se gruaja e kryeministrit të Kosovës

Çifti Haradinaj bashkërisht ditë më parë ishin pjesë e ceremonisë së organizuar nga Ambasada e Kosovës në Amerikë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Por gjatë kësaj vizite në Washington vëmendjen mori bashkëshortja e kryeministrit, e cila u fotografua me një çantë që mbante logon firmës ‘Louis Vuitton’.

Sipas çmimit zyrtar të vendosur nga kompania ‘Louiss Vuitton’, kjo çantë që mbante ajo kushtonte 1,920 dollarë (1563 euro, sipas kursit aktual të këmbimit).

Çmimi i kësaj çante ngjalli reagime të shumta, gjë që bëri të reagojë edhe vetë bashkëshortja e Haradinajt duke mos treguar nëse çanta e saj ishte blerë në kompaninë e njohur, por duke reagur ashpër ’mos u merrni me çantat e mia’.

Një krahasim i thjeshtë i bërë mes Anita Haradinajt dhe gruas më të fuqishme në botë, Angela Merkel, e cila krahas fuqisë që ka dhe pasurisë që posedon, del të jetë një ‘zonjë e thjeshtë’.

Angela Merkel si kancelare e shtetit pothuajse më të fortë në botë, posedon çanta të cilat janë edhe deri pesëfish më të lira se ajo e cila mban Anita Haradinaj.


SHPËRNDAJE