Anija që u shfaq 90 vjet pas zhdukjes në Trekëndëshin e Bermudës

Rojet bregdetare në Kubë patën njoftuar se kanë gjetur një anije duke ardhur në drejtim të ishullit.

Anija është SS Cotopaxi, e zhdukur në vitin 1925, e cila gjithmonë ka qenë e lidhur me Trekëndëshin e Bermudës.

Specialistët në Kubë e gjetën anijen më 16 maj, në perëndim të Havanës, shumë afër një zone ushtarake,

Pasi u inspektua nga afër, anija doli të ishte e zbrazur dhe duket se ka qenë kështu për një kohë të gjatë. Tani ata kanë rënë në përfundim se kjo është anija që thuhej se ishte zhdukur në Trekëndëshin e Bermudës më 1925.

Mendohet se anija ishte nisur nga Charleston në Karolinë të Jugut më 29 nëntor 1925, për të shkuar në Havana, Kubë.

32 njerëz ishin në anije, të cilët ishin nën mbikëqyrjen e Kapitenit W.J. Meyer. Anija u konsiderua e zhdukur pas humbjes së kontakteve me të për dy ditë – e cila mbeti e zhdukur për më shumë se 90 vjet.

SHPËRNDAJE