Apeli i IKSHPK-së: Asgjë nuk ka përfunduar, virusi ende ne mesin tonë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu është drejtuar sërish qytetarëve me një apel të fortë pas 21 rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 në vendin tonë.

“Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi akoma gjendet në mesin tonë”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Nga 21 raste të reja, 19 prej tyre ishin në Prizren e dy në Suharekë! Në total, 1025 raste deri sot me 782 të shëruar e 29 kanë përfunduar fatalisht.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda”, vijon IKSHPK.IKSHPK kujton se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të tyre dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”, thuhet ndër të tjera në apelin e IKSHPK-së.