Arbana Xharra reagon për shtrimin e iftareve në qytetet e Kosovës

Gazetarja Arbana Xharra ka postuar dy foto se si Iftari në Kosovë, tashmë shtrohet në mes të rrugës. Ajo thotë se kjo gjë bëhet me qëllim, për të demonstruar pushtetin politik të fesë islame.

Sipas Xharrës, sshtrimi i iftareve nëpër rrugët e qytetit nuk është asgjë tjetër veçse demonstrim pushteti.

” N’dore te Allahit eshte me ju bo kabul ose jo. Nese doni me kallxu qe jeni rrite, e qe Kosova dalngadal po shnderohet ne shtet Islamik, keni metoda te tjera”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

Sa e mbaje mend ne Kosove, familjet kane bo iftare neper shtepite e tyre, pa e ba te madhe. Kur jane ndeze dritat e xhamise, ata qe jane kane me ramazan e kane prishe me nje pike uje e nje hurme.

Fene e kane mbajte per veti. Bile brenda nje familje dikush ka qene me ramazan e dikush jo, s’eshte diskutu ajo pune, as qe eshte imponu. Kjo cka po ndodh ne Kosove organizimi i iftareve ne asfalt, s’eshte tjeter pos demonstrim pushteti. S’di pse po i jepni zor kaq shume.

N’dore te Allahit eshte me ju bo kabul ose jo. Nese doni me kallxu qe jeni rrite, e qe Kosova dalngadal po shnderohet ne shtet Islamik, keni metoda te tjera. Si duket shpejte ka me pas zgjedhje, futuni gares merrni vota, ndrrojeni kushtetuten prej sekulare ne shiriat. S’ka kush qe ju ndale.

SHPËRNDAJE