Arbenita “e pret” nga jeta e saj Feron dhe ndihet e lumtur për këtë

Fero dhe Arbernita nuk po mund të rehatohen!

Sërish ‘telashe’ për çiftin e njohur Fero dhe Arbenita Ismajli.

Modelja ka postuar një fotografi të këngëtares Rihanna, e cila shihet e qeshur me një palë gërshërë në dorë, ndërsa fotos i ka bashkuar një përshkrim.

Arbenita e përshkruan foton me: “Sa herë që dikush mendon se nuk mund ta prej nga jeta ime”.

Kështu ajo aludon se nuk e ka të vështirë ta largojë dikë nga jeta dhe se këtë e bën e lumtur madje, shkruan Gazeta Express.

ndahen fero arbenita

E ky mesazh mund të jetë për reperin Fero, me të cilin duket se sërish i kanë prishru punët.

Dyshja, përsëri, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kjo sëhtë vërejtur pas mesazhit që Arbenita ka postuar.

Bukuroshja pak ditë më parë është kthyer në vendlindje, në Kumanovë, pasi i ka qëndruar pranë Feros në Berlin të Gjermaisë, ku ai është zhvendosur për të vazhduar karrierën muzikore.

Ata madje kanë hequr edhe të gjitha fotografitë që kanë pasur me dhe për njëri-tjetrin në Instagra.

Duket se ky me të vërtetë është fundit për çiftin shumë të përfolur./Gazeta Express

SHPËRNDAJE