Arbër Zeneli mezi pret rikthimin në fushë: Ndihem i zbrazët pa topin

Arbër Zeneli ka thënë se mezi pret që të rikthehet në fushën e lojës

Ylli i Kombëtares së Kosovës po e ndjen mungesën e futbollit dhe në një postim të bërë në Instagram ka bërë të ditur se mezi pret që të rikthehet në fushë.

Zeneli që para 1 viti pësoi një lëndim të rëndë tani është rikthyer dhe është i gatshëm për lojë.

“Imagjinoni të mos luani një ndeshje të plotë për një vit? Ndihem i zbrazët pa topin, mezi pres të rikthehem për sezonin e ri,” ka shkruar Zeneli në Instagram.

Ndryshe, rikthimi i Zenelit është lajm fantastik edhe për Kombëtaren e Kosovës, e cila mund të llogarit në të për ndeshjet e ardhshme.

SHPËRNDAJE