Arbnor Morina: FFK vendos se a do të luajmë ndaj Dukagjinit

Gjatë mesditës se martë presidenti i klubit të Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi deklaroi se dy futbollist kanë simptoma të koronavirusit.

Duelin e fundit vushtrriasit e kanë zhvilluar ndaj Flamurtarit të premten në ‘Ferki Aliu’, ku kanë luajtur baras 2-2.

Gazeta inFokus ka kontaktuar drejtorin sportiv të Flamurtarit, Arbnor Morinën për të marr vesh se si do të veprojnë para ndeshjes me Dukagjinin pas lajmeve se në kampin vushtrrias ka të dyshuar me ‘Covid-19’.

“Ne nuk mund te vendosim se a do të luajmë apo jo ndaj Dukagjinit të enjten. Është Federata e Futbollit e Kosovës ajo që vendos se si duhet vepruar pas kësaj situate’, deklaroi Morina.

Flamurtari është nikoqir i Dukagjinit në duelin e vlefshëm për javën e 29-të në Superligë.

Kryeqytetasit akoma nuk e kanë siguruar mbetjen në elitë, ndërsa klinasit tashmë edhe zyrtarisht në sezonin tjetër do të bëjnë gara në Ligën e Parë të Kosovës

SHPËRNDAJE