Ariana Musliu-Shoshi tregon arsyet se pse vendosi të garon për deputete nga radhët e PDK-së

Sot janë prezantuar kandidatët për deputetë nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Në mesin e kandidatëve nga kjo degë, është edhe Ariana Musliu -Shoshi, e cila me përvojën që ka në politikë dhe përgatitjen profesionale, premton shumë.

Ky është fjalimi i plotë i Ariana Musliut- Shoshi, mbajtur sot gjatë prezantimit si kandidate për deputete:

Të nderuar të pranishëm, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,

Të nderuara zonja, të nderuar zotrinj;

Më lejoni së pari të ju falenderoj për prezencën e Juaj sot këtu në mbështetje tonë si kandidatë për deputetë, sepse prezenca Juaj është motiv dhe përgjegjesi për ne.

Faleminderit për angazhim që e keni dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, që falë angazhimit tuaj Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe është partia më e madhe në vend, është parti shtetformuese, është parti e vlerave të larta, në të cilën janë gërshetuar e kaluara jonë e ndritur, e tashmja jonë sfiduese dhe e ardhmja jonë e përspektivës.

Partia Demokratike e Kosovës është parti e njerëzve të mëdhenj, e vendimeve të mëdha dhe në interes për vendin, gjithmonë në partneritet dhe miqësi të përhershme me aleatët tanë ndërkombëtar.

Pyetja më sfiduese që unë gjithmonë e kam pasur që nga dita kur votoj, nuk ka qenë në dilemë partia, por kandidati që do të më përfaqesoj mua, që do të jetë zëri im?

Vota është e shenjtë, është besim ndaj kandidatit që do të punoj për të tashmen dhe të përcaktoj të ardhmen, andaj unë sot ndihëm më krenare se kurrë që jam pjesë e listës së kandidatëve nga radhet e Partisë Demokratike të Kosovës, ku me bësimin tuaj do të punoj në realizimin e projektreve të mëdha në të mirën e kryeqytetin, për shtetin dhe në të mirën e qytetarëve tanë.

Konsideroj se jam e re në poltikëbërje, por jo e re në politikë.

Puna ime tani 12 vite është në pozita udhëheqëse në Kuvendin e Kosovës, me deputetë dhe pjesë e punës së deputetëve të Kosovës, ku njëkohësisht jam përfaqesuese e Kuvendit në organizatat ndërkombëtare, siç është Parlamenti Evropian, Asambleja e Këshillit të Evropës, Asambleja e NATO-së, Asambleja e Frakofonisë dhe Asambleja Parlamentare për Bashkëpunim e Evropës Juglindore.

Përvoja ime dëshmon përkushtimin tim dhe njohurinë ndaj punës dhe përgjegjesisë së deputetit, ndaj institucionit më të lartë përfaqësues të shtetit tonë.

Mundësa ime për të zhvilluar karrierë jashtë Kosovës ka qenë shumë e madhe me oferta shumë të mira marrë për bazë shkollimin tim në Amerikë dhe në njërin nga universitetet më të mira në botë, në atë të Oxfordit në Angli, por prap kam vendosur që kontributin tim ta jap në vendin tim, tani kur vendi ynë ka nevojë me shumë se kurrë për përfaqësues me vlera të larta të cilët do të punojnë për fëmijët tanë, për ne, dhe të ardhmen tonë.

Arsyeja pse unë jam sot këtu është vetëm për një qëllim, që të punojmë së bashku për të ardhmen e ndritshme të vendit tonë, si rini që jemi me energji pozitive dhe më shumë mund.

Këtë hapësirë na ka ofruar Kryministri ynë, z. Kadri Veseli, i cili është lider i dëshmuar në të gjitha fazat, lider që e mban fjalën dhe që ka guximin t’i shtyej proceset përpara, andaj ta shfrytezojmë këtë hapësirë që ta ndërtojmë të ardhmen tonë evropiane.

Fakti që unë jam sot para jush e renditur me nr. 30 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, dëshmon edhe një gjë që për partinë tonë: rinia e këtij vendi nuk është vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja e saj, andaj ju ftoj që me tërë qenien tonë njerëzore të punojmë së bashku për të ndërtuar të ardhmen tonë, për shtetin tonë.

Dhe për fund desha të jem e sinqert me ju, që unë terë bagazhin tim akademik dhe profesional nuk e konsideroj vlerë para jush, por e vlerësoj besimin e juaj ndaj meje, kandidatëve të tjerë dhe përkushtimin ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Ju faleminderit dhe na priftë e mbara!

SHPËRNDAJE