Arjola Demiri rrëfen se si meshkujt u eksituan me rolin e saj në teatër

Aktorja Arjola Demiri, apo siç e njeh publiku si “Xhbanja” e serialit vendor “O sa mirë”, mbrëmë ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Duke qenë se më nuk është pjesë e serialit, Demiri i është kthyer shfaqjeve teatrale, ku dhe foli gjatë emisionit për një nga shfaqjet e saj të fundit, ku pati një rol tejet të pazakontë që solli javë më parë në teatër.

Ajo ka rrëfyer se si u transmetua aktrimi i saj tek meshkujt, duke thënë se as nuk e morën mesazhin që përcillej përmes shfaqjes “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”.

“Unë në monodramën e fundit që kisha, meshkujt e kishin më shumë mendjen që u eksituan se sa e shijuan ose morën mesazhin që përcillej…Në fakt nuk është se kam bërë ndonjë gjë që ndonjë aktor më parë se ka bërë…Jam munduar të mos e ekzagjeroj, mos bëj gjëra vulgare, por të jenë estetikisht të pranueshme për të gjithë. Meshkujt ndjeheshin të eksituar”, është shprehur aktorja në emisionin “Opinion”./GazetaBlic

SHPËRNDAJE