Armë, municione, tritol, para e vetura, arrestohet një person

Forca e Ligjit ka kryer në aksion në qytetin e Elbasanit këtë të shtunë, nga policia e Elbasanit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ku janë arrestuar dy persona dhe sekuestruar armë, para e municione. Tetë persona të tjerë u shoqëruan nga policia për verifikim.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar policore, në lagjen ”Emin Matraxhiu” në ambientet e një bar kafe në pronësi të Enver Çapja janë gjetur 22  fishekë model 54, kalibër 7.62mm;  një targë automjeti  gjermane dhe 2110  euro dhe 372.000 leke.

Gjatë momentit kur policia po kryente kontroll në lokal, Naim Gjarri është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe gjatë kontrollit të banesës janë gjetur armë dhe municione.

Konkretisht:
-një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK, kalibër 9 mm, me një krehër të vendosur në të me 13 fishekë;
– një armë zjarri e tipit pistoletë e markës TT,  me krehër të vendosur në të me 7 fishekë.
– 3 pako me fishekë model 54, kalibër 7.62mm, me nga 70 fishekë secila nga pakot.
– një krehër pistolete si ato të pistoletave CLOCK, me 15 fishekë model 9 mm të vendosur në të.
– një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, mine me sahat

Në përfundim të veprimeve bazuar ne prova dhe fakte ligjore, si dhe pas konsultës me Prokurorinë e Rrethit u arrestuan ne flagrance Enver Çapja, 57 vjeç, banues ne Elbasan dhe Naim Gjarri, 38 vjeç, banues ne Elbasan.

Policia njofton se materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Elbasan për veprën penale ”Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve dhe municioneve luftarake”

SHPËRNDAJE