Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë: 6 thëniet e Kadaresë që s’do të harrohen kurrë

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese.

‘Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë’, më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 thëniet e Kadaresë që s’do të harrohen kurrë.

1. Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë.

2. Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.

3. Të falësh nuk do të thotë të harrosh.

4. Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.

5. Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.

6. Njeriu në jetë ka nevojë për 1 filxhan shkencë, 1 shishe kujdes, dhe 1 oqean durim.

Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës.

Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare.

Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit./gazetametro.net

SHPËRNDAJE