Arratiset Gruevski, arrestohen dy qeveritarë në Maqedoni

Mile Janakieski, ish-ministri i Transportit të Maqedonisë, është arrestuar mbrëmjen e së martës. Bashkë me të është arrestuar edhe ish-Sekretari i Qeverisë, Kiril Bozinovski.

Ata janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe ky vendim u miratua nga Gjykata Penale. Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe për të shmangur një largim të tyre, policia i ka çuar pas hekurave.

Të dy të arrestuarit janë nën hetim për çështjen “Talir” dhe janë akuzuar në disa raste të tjera që përfshirë “Titanikun”.

SHPËRNDAJE