Arresohet një mashkull, ja çka i bëri femrës në ora 3 të mëngjesit

Një person është arrestuar nga policia në Pejë, pasi që i njëjti ka bërë një veprim të ulët, duke e goditur një femër me shihet, shkruan Veriu.info.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në një lokal nate kishte gjuajtur me një shishe dhe kishte goditur viktimën femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton policia.

Bëhet e ditur se ngjarje ka ndodhur në rrugën “Selman Lajqi” rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Veriu.info/

SHPËRNDAJE