Arrestohem hajni në Vushtrri, ja çka kishte vjedhur me forcë

Në Vushtrri policia i ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët i kanë hyrë më forcë viktimës në shtëpi dhe i kanë vjedhur një sharrë për prerjen e druve, shkruan Veriu.info.

“Njësia përkatëse policore me 01.02.2018 ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuar meshkuj K/shqiptarë, ku njëri kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull K/shqiptar dhe kishte vjedhur një sharrë për prerjen e druve, ndërsa i dyshuari tjetër e kishte blerë sharrën”, njofton policia.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar. Sharra për prerjen e druve i është kthyer viktimës./Veriu.info(Shtyp në linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

SHPËRNDAJE