Arrestohen këta dy aktivistë të Vetëvendosjes (Foto)

Veton Dragusha dhe Blerim Maqastena aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar ditën e premte.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate që ka lëshuar Vetëvendosje.

Këto arrestime Vetëvendosje i quan pjesë të pushtetit kriminal të kryeministrit Isa Mustafa.

Gjeni të plotë komunikatën:

Në vend që të luftojë strukturat ilegale dhe t’i arrestojë pjestarët e saj që çdo ditë e luftojnë shtetin tonë, pushteti kriminal i Isa Mustafës vazhdon përndjekjen dhe arrestimin e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s. Derisa dje ky kryeministër e emëroi drejtuesin e këtyre strukturave, Ivan Todosijeviqin, për ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal, sot veglat e tij arrestuan aktivistët Veton Dragusha e Blerim Maqastena, për shkak të pjesëmarres në një protestë para disa viteve.

Ka kohë që ky pushtet e ka bërë të qartë se angazhimi i tij është në kundërshtim me interesin e shtetit të Kosovës. Ky pushtet që protestuesit i lufton haptasi është i vendosur po e shndërron Kosovën në një shtet të egër autoritar. Prandaj është domosdoshmëri edhe angazhimi kundër vazhdimit të kësaj qeverisjeje.

Aktivistët duhet të lirohen menjëherë dhe përndjekja ndaj VETËVENDOSJE!-s të ndalojë.

SHPËRNDAJE