Arrestohet ish ministri Aleksandar Jabllanoviq

Policia e Kosovës e stacionit të Leposaviqit para pak kohe ka arrestuar ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.Jabllanoviq është arrestuar pasi që ishte i përfshirë në një zënkë.

Lajmin per KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun e Mitrovicës Besim Hoti.


“Policia e stacionit të Leposaviqit e ka shoqëruar në polici Aleksandar Jabllanoviqin, i cili në afërsi të një pompe derivatesh në afërsi të Leposaviqit është përfshirë në një zënkë me disa persona të tjerë. Ai vazhdon të mbetet në polici deri në vendimin e prokurorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Hoti për KALLXO.com.

Hoti ka shtuar se një femër, që dyshohet se është gruaja e Jabllanoviqit, nga nga brezi i këtij të fundit e ka hequr armën dhe ua ka drejtuar personave të tjerë në shenjë vetëmbrojtjeje.




SHPËRNDAJE