Arrestohet kjo studente kosovare në Stamboll, dyshohet se komunikoi me njerëz të Gulenit!

Gjatë ditës së sotme është arrestuar një studente kosovare në Stamboll. Gazeta Blic nga burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ka marrë vesh se është ndaluar studentja Z.B.

“Është ndaluar një student kosovare në Stamboll. Dyshohet se në telefonin e saj i janë gjetur mesazhe, ku ajo ka komunikuar me njerëz që mund të jenë të afërt me grupin e Fetyllah Gulenit”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic brenda MPJ-së.

Studentja kosovare është liruar në procedurë të rregullt, me detyrimin që të paraqitet në polici. Merret vesh se kjo studente ka qenë nxënëse në një nga shkollat e Gulenit, në Kosovë.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Gazeta Blic ka provuar që të kontaktojë me zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në lidhje me këtë rast, mirëpo kontakti ka qenë i pamundur.

Ndryshe, para disa javësh në Kosovë, është arrestuar një shtetas turk, pas lëshimit të fletarrestit ndërkombëtar, nën akuzën se është pjesë e Lëvizjen Gulen, të shpallur e jashtëligjshme nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Presidenti turk ka kërkuar edhe mbylljen e të gjitha shkollave në Kosovë dhe në rajon, të cilat janë nën menaxhimin e Gulenit.

Vendimi i Erdoganit për të shpallur të jashtëligjshme Lëvizjen e Gulenit vjen pas tentim puq shtetit që kishte ndodhur në Turqi, më 2016.

Erdogan kishte akuzuar Gulenin se qëndronte pas këtij tentim grushtshteti, derisa ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta ekstradojnë në Turqi Gulenin.