Arrestohet një person për plagosjen në Vushtrri (Foto)

Pas plagosjes së 21 vjeçarit sonte në Vushtrri, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas e ka arrestuar edhe të dyshuarit.

Këtë informacion për portalin Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë pë rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në lidhje me rastin e plagosjes së një personi në Vushtrri, policia e ka arrestuar një person në cilësi të dyshuarit”, tregon Zahiti.

Ai bën të ditur për Veriu.info se policia ka konfiskuar një revole, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e plagosjes.

Ndryshe, siç kemi raportuar edhe më herët, në kafiterinë “Morena” është plagosur një person që punonte aty./Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE