Arrestohet njëri prej hajnave që vodhën cigare në vlerë prej 10 mijë eurove

Pas pamjeve të publikuara nga pronari i një dyqani në Zhegër të Gjilanit, ku shihen disa të maskuar duke vjedhur cigare, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë njërin prej tyre.

“Është arrestuar me 15.12.2017 i dyshuari mashkull pasi që dyshohet se i njëjti me datën e cekur në bashkëveprim edhe me pesë persona të tjerë kanë kryer veprën e cekur, duke thyer lokalin-marketin e viktimës mashkull, në të cilin kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 10.000 €”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.

Koha.net pati publikuar edhe videon e këtij grupi që janë kapur nga kamerat e sigurisë teksa vjedhin pakot me cigare.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje ndërsa për të tjerët po hetohet.

SHPËRNDAJE