Arsenali e fiton Community Shield pasi mposhti Liverpoolin në dramën e penaltive

Arsennali është fitues i Community Shield pasi në finale mposhti Liverpoolin pas ekzekutimit të penaltive 5-4 [1-1]

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultat 1-1, derisa ishte Arsenali që kaloi i pari në epërsi me anë të Aubameyang në minutën e 13-të.

Në pjesën e dytë Liverpooli arriti që ta barazonte ndeshjen me anë të zëvendësuesit Takumi Minamino, i cili shënoi në minutën e 73-të.

Gjatë ekzekutimit të penaltive futbollsitët e Arsenalit ishin të pagabueshëm, derisa figura tragjike e Liverpoolit ishte i riu, Rhian Brewster që dështoi të shënonte.

SHPËRNDAJE