Arsenali e mposhti Milanin edhe në sfidën e dytë

Arsenali e ka mposhtur Milanin me rezultat të përgjithshëm 5-1, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Europa League.

Arsenali ka siguruar një vend në mesin e 8 skuadrave më të mira në Europa League, pasi eliminoi Milanin.

Pas fitores 0-2 në “San Siro”, “Topçinjtë” triumfuan edhe në ndeshjen e kthimit, 3-1 në “Emirates”, për të kaluar në çerekfinale falë triumfit me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Të parët në epërsi në Emirates kaluan mysafirët me golin e bukur të Hakan Calhanoglu 35’, kurse barazoi 1-1 Danny Welbeck pas katër minutave, pas një penalltie të fituar tejet në mënyrë të diskutueshme.

Në epërsi “Topçinjtë” i kaloi mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili realizoi për 2-1 në minutën e 71’të, kurse për rezultatin përfundimtar 3-1 realizoi edhe njëherë, Danny Welbeck (86’). /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE