Arsyeja pse s’mund ta braktisni Facebookun – edhe nëse dëshironi

Shkencëtarët duket se e kanë gjetur pse vazhdoni t’i shikoni gjërat që postohen në Facebook.

Dhe krejt kjo për shkak se ta kontrolloni Facebookun ju bën të ndjeheni mirë, thuhet sipas hulumtimit të ri.


Madje edhe të shikosh diçka që lidhet me Facebookun, si logon e tij ose kohështrirjen, mund të jetë e mjaftueshme që njerëzit të ndjejnë kënaqësi të madhe.

Një dëshirë për ta përsëritur atë kënaqësi i mban njerëzit të kyçur në Facebook dhe i bën të ndjehen keq kur nuk janë në të, transmeton Gazeta Express.

Më pas, kur njerëzit vendosin ta lënë Facebookun, mund ta humbin këtë kënaqësi. Dhe kështu fillojnë të ndjehen fajtor, kthehen prapë në Facebook dhe ndjehen përsëri keq.

Hulumtuesit thanë se kjo sjellje është një “cikël i dështimit” që i mban njerëzit të kyçur, më pas i bën të ç’kyçen dhe pastaj përsëri të kyçen.




SHPËRNDAJE