Arsyet pse Kosova ka dështuar në INTERPOL

Rrugëtimi i Kosovës, i nisur në vitin 2010, për anëtarësim në organizatën më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor INTERPOL po kurorëzohet me dështime të njëpasnjëshme të Kosovës. Ndonëse këtë rrugë e ka vështirësuar edhe lobimi agresiv i Serbisë, fajtorë kryesorë vlerësohen të jenë autoritetet kosovare, të cilat sipas njohësve të sigurisë nuk e kishin asnjëherë prioritet anëtarësimin aty

Ndonëse me një këmbë të thyer, pas dështimit të vitit 2018, Kosova edhe këtë vit i kishte hyrë rrugëtimit për të pestën herë më radhë për t’u bërë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor INTERPOL.

Mirëpo edhe kësaj radhe Kosova dështoi ta finalizojë këtë rrugëtim, por kësaj here jo për shkak të mossigurimit të 2/3 të votave, por me kërkesën e autoriteteve kosovare, të cilët një ditë pasi kishte filluar Asambleja e kësaj organizate vendosën të shtyhet aplikimi i Kosovës për anëtarësim deri në vitin tjetër.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj në fillim nuk e kishte përkrahur idenë që Kosova ta tërhiqte kërkesën e saj, mirëpo një ditë pasi kishte filluar Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mori vendim që Kosova të stepej nga ky proces, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara e duke u bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhej në njoftimin e Kryeministrisë…

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE