As të premten s’ka seancë për Demarkacion, deputeti i AAK’së tregon çfarë po ndodh

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj ka thënë se koalicioni tashmë ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Në Interaktiv, deputeti i AAK-së tha se në bazë të lëvizjeve të deputetëve, seanca nuk do të mbahet të premtën, por të dielën.

“Votat janë siguruar, ndërsa seanca në bazë të këtyre lëvizjeve do të mbahet të dielën. Atë ditë besoj se do të mblidhemi”, tha ai.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Demaliaj llogariti edhe votën e ish-deputetes të Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi, e cila sot u rikthye befasishëm në AAK, nga ku ishte larguar dy vite më parë.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, në Rubikon sot tha se çështja e Demarkacionit do të përfundojë para së shtunës.

Ky moskoordinim i deputetëve të koalicionit tregon se ende nuk janë arritur 80 votat e nevojshme për ratifikimin e kësaj marrëveshje, pavarësisht që u tha se Lista Serbe do të votojë pro.

Me votën e deputetes Donika Kadaj Bujupi bëhen 79 vota pro Demarkacionit, për kalimin e së cilit nevojiten 80./Periskopi

SHPËRNDAJE