Asambleisti Gjergj Beka nuk kalon në VV, zgjedh të qendroj në AKR

Para disa ditësh dega e AKR-së në Mitrovicë me në krye Agim Bahtirin ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje të udhëhequr nga Albin Kurti.

Mirëpo, merret vesh se asamblesit i AKR-së Gjergj Beka ka zgjedhur të qendroj në partinë e Behgjet Pacollin.

Këtë e ka konfirmuar për Veriu.info kryetari i komunës së Mitrovicës dhe zyrtari i VV-së, Agim Bahtiri.

“Po, Gjergj Beka ka zgjedhur të qendroj në AKR. Ai nuk po merr pjesë në takimet dhe aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje. Unë s’kam asgjë kundër, vetëm i uroj suksese”, ka thënë Bahtiri për Veriu.info

SHPËRNDAJE