Asambleisti i PDK-së në Skenderaj i jep mbështetje të plotë kryetarit Bekim Jashari

Kohët e fundit Kuvendi komunal i Skenderajt është përballur me kundërshtime të shumta mes anëtarëve të saj, sidomos për temën e buxhetit pët vitin 2019.

Ajo që ka marrë një vëmendje të madhe është edhe ndarja në dysh e anëtarëve të Kuvendit komunal nga radhët e PDK-së, një pjesë e të cilëve i kanë dhënë mbështetje të fuqishme buxhetit të komunës së vitin 2019 e një pjesë tjetër e kanë kundërshtuar atë, njofton Gazeta online Veriu.info

Një reagim të ashpër ka bërë përmes rrjetit social Facebook asambleisti i Skenderajt nga radhët e PDK-së, Ilir Ejupi, i cili ka akuzuar kolegët e partisë së tij që kanë degraduar rolin e rinisë dhe gruas në vendimmarrje.

Asambleisti Ejupi i ka dhënë mbështetje të fuqishem projekteve të kryetarit Bekim Jashari, dhe buxhetit për vitin 2019 që sipas tij parasheh projekte zhvillimore për cdo pjesë të Skenderajt.

Më poshtë iu sjellim të plotë shkrimin e tij në rrjetin social Facebook:

ABSURDITET POLITIK!

Të nderuar qytetarë të Skënderajt!

Të nderuar dhe shumë të respektuar të rinjë të Skënderajt!

Duke i lexuar disa reagime dhe deklarata të disa të rinjëve, të cilët janë pjesë e proceseve politike në Komunën e Skënderajt (asambleist), arrita t’i vërej disa elemente absurde brenda atyre deklaratave në këtë kohë dhe veprimeve të tyre politike para disa muajve gjatë formimit të Institucioneve të Komunës së Skënderajt. Më duket që i paskan harruar veprimet e tyre politike, ndoshta për faktin se burimi i atyre veprimeve ka qenë me elemente shtërnguese dhe me porosi politike të cilat nuk përkojnë aspak me interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Skënderajt.
Është absurde të thirren në emër të demokracisë ata të cilët i kanë të dirigjuara dhe të kontrolluara veprimet e tyre, sepse liria e të menduarit dhe të shprehurit janë elemente kryesore të një sistemi demokratik. Gjithashtu, është absurde të thirren në emër të ndryshimeve, në emër të përfaqësimit të rinsë dhe të gruas në vendimmarrje, ata të cilët i vardisen dhe nënshtrohen individëve që më së paku përfaqesojnë rininë dhe gruan në politikë. Muaj më parë, këta asambleistë e kanë pasur mundësinë për të treguar se janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre drejt ndryshimeve pozitive brenda Kuvendit Komunal të Skënderajt, duke e përkrahur idenë e ndryshimeve dhe vendosjes së të rinjëve në vëndimmarrje. Mirëpo, të gjithë e dimë se nuk kanë qenë të gatshëm për ato ndryshime. Unë e respektoj vendimin e tyre të para disa muajve, mirëpo aman, mos të n’a flasin për rini e demokraci sëpse veprimet e tyre politike nuk kanë qenë për rini e demokraci.
Tregomni se a ka më absurditet se që ata të cilët ishin kundër dhënies së përgjegjësive të të rinjvë dhe të gruas në vendimmarrje, tash të dalin dhe të n’a flasin për rininë, gruan dhe demokracinë?. Para disa muajve, ishte një grua e re dhe e përgatitur si kandidate për t’a udhëhequr institucionin kryesor të komunës, Kuvendin Komunal të Skënderajt, mirëpo këta asambleistë nuk ishin të gatshëm të kontribuojnë në ngritjen e rolit të gruas në vëndimmarrje!! Mirëpo, falë demokracisë ajo e mori besimin e shumicës dhe vazhdon të udhëheqë me Kuvendin Komunal të Skënderajt.
Por si fund i gjithë këtyre absurditetëve, a ka më të dhimbshme për politikën e një vendi sesa atëherë kur të rinjtë dhe gratë që janë pjesë e politikës të dalin kundër interesave të rinisë dhe atyre të rinjëve që janë të gatshëm të marrin detyra dhe përgjegjësi politike?!!. Kjo ndodhë vetëm te ne!!
Ndërsa, arsyetimi i tyre për mos-votimin e buxhetit të komunës nuk është aspak i argumentuar në mënyrë racionale dhe të sinqertë. Projektet që janë të përfshira në Buxhetin e komunës për vitin 2019 janë të bazuara në kërkesat e qytetarëve gjatë dëgjimeve buxhetore të organizuara nga Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari. Të gjitha projektet që kanë një kosto të lartë dhe të papërballuar për buxhetin e komunës për vitin 2019, duhet që të përkrahen dhe besoj se do të përkrahen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ka një bashkëpunim të mirë me Komunën e Skënderajt dhe Kryetarin, z.Bekim Jashari.
Në mënyrë që ky lloj i absurditetit politik të mos ndodhë në shoqerinë tonë duhet që qytetarët, në veçanti të rinjtë, të jenë syhapur që mos t’i votojnë ata të rinjë të cilët janë nënshtrues dhe që nuk luftojnë për përfaqësimin e të rinjëve në vendimmarrje. Të rinjtë në politikë duhet të jenë këmbngulës në kërkesat e tyre për ngritjen e rolit të të rinjëve në vendimmarrje, jo të jenë të kënaqur me realizimin e interesave personale dhe klanore.
E shfrytëzoj rastin që t’i bëj thirrje të gjithë asambleistëve të Kuvendit Komunal të Skënderajt që të jemi të bashkuar, t’i lëmë anash interesat politike, personale dhe klanore për të vetmin qëllim, interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Skënderajt. Nëse do të arrijmë që t’a tejkalojmë vetëvetën dhe interesat personale për interesin e përgjithshëm të qytetarëve, atëherë e kemi arritur parimin e parë në politike, e që është obligim të cilin e marrim nga vota e qytetarëve.

Me respekt dhe sinqeritet të lartë,
Ilir Ejupi (Asambleist i Kuvendit Komunal të Skënderajt)

SHPËRNDAJE