Askush nuk do të mbetet pa ushqime

Në mbledhjen e Shtabit anti Covid 19, në Vushtrri, u vlerësua se përveç perkrahjes me 600 pako ushqimore për familjet, skamnore, secila familje skamnore do të vazhdon të përkrahet, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, ka bërë publike të gjitha masat që janë ndërmarrë nga Komuna e Vushtrrisë dhe akterët lokal.

Ky është postimi i plotë i kryetarit të komunës, Xhafer Tahiri:

Sot, Shtabi Emergjent Anti #covid19 mbajti takimin e radhës ku u diskutua gjendja në qytetin e Vushtrrisë, ku vlersua se:

1. Doktorët dhe Infermierët e Vushtrrisë janë duke kryer punën për mrekulli, gjë që dua t’i falenderoj

2. Inspektorët komunal janë në terren 24 orë dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme

3. Policia e Kosovës raportoi se sitata e sigurisë është e qetë dhe qytetarët e bizneset po i respektojnë masat anti #Coronavirus

4. Deri më tani janë ndihmuar 600 familje me pako sociale dhe çdo ditë nga 280 bukë në shtëpi nga Bashkësia Islame.

3. Listat e përfituesve të pakos sociale përpilohen nga Komisioni i Qendrës për Punë Sociale, Kryqi i Kuq, Bashkësia Islame, Shoqeria Civile dhe kryetarët e fshatrave andaj pa panikë sepse jemi duke punuar për të gjithë.

4. Secila familje në asistencë sociale do të marrë ndihma sociale, me radhë sepse janë 1500 familje dhe numri po rritet. Ndihma dërgohet në shtëpi pra mos dilni e të rrezikoni shëndetin.

5. Lista me të gjithë përfituesit e pakos sociale do të bëhët publike në faqen e komunes si dhe donatorët.

6. Bashkësia Islame është duke vazhduar me shperndarjen e bukës në shtëpi për 285 persona

7. Kryqi i Kuq Vushtrri intenzivisht është duke iu dal ndihmë familjeve në nevojë

8. Drejtoria e Arsimit njoftoj se mësimi online ka filluar nga klasa 1 deri 9

9. Poashtu dua të falenderoj donatorët që janë lajmëruar dhe po na ndihmojnë në këto ditë pandemie.

#rrinshpi #papanik #mbajdistancën

SHPËRNDAJE